AAK: Shkrimet diskredituese dhe shpifjet kundër AAK-së nuk kanë ndonjë efekt

AAK: Shkrimet diskredituese dhe shpifjet kundër AAK-së, nuk kanë ndonjë efekt

Pas publikimit të trillimeve në disa medie, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar kundër shkrimeve të porositura nga qarqe të ndryshme poltike ku thuhet e AAK-ja do të bëjë koalicion me  PDK-LDK-në. ”Skrimet e fundit në disa medie për gjoja një koalicion të ri qeverisës ku do të përfshihej edhe AAK-ja, janë trillime ordinere, që për qëllim kanë diskreditimin e AAK-së dhe liderin e saj Ramush Haradinaj. “Për hir të informimit të saktë, e njoftojmë opinionin publik, se nuk ka asgjë të vërtetë nga pazaret imagjinare për një qeveri ku do të përfshihej AAK-ja, dhe se kjo parti, së bashku edhe me dy partitë tjera opozitare, do të vazhdojë kauzën e saj të drejtë e të vendosur në ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të qeverisjes së vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK-ja ka vlerësuar se ata që e kanë katandisur vendin në këtë gjendje duhet të japin përgjegjësi, e jo të përfshihen në trillime ordinere, për gjoja marrëveshje të AAK-së me koalicionin PDK-LDK. “Se cili do të jetë qëndrimi i AAK-së për qeverisjen në vend, në besojmë se qeveria, do ta marrë përgjigjen me 17 shkurt”, thuhet në reagim. “Në vazhdën e sulmeve të paskrupullta ndaj AAK-së dhe kryetarit të saj Haradinaj, që janë sforcuar kohëve të fundit, i shohim edhe shkrimet e fundit të gazetës Bota Sot, e cila përpiqet të sajojë ngjarje të paqena, duke e lidhur familjen Haradinaj, me vrasje të cilat tashmë janë zbardhur nga drejtësia dhe për të cilat janë gjetur fajtorët”, është thënë në reagimin e AAK-së. Ndërkaq, ndaj atyre që shpifin e trillojnë, sipas AAK-së, partia do ta ndjekë praktikën e deritashme duke i denoncuar në gjykatë. “AAK si parti politike, do të vazhdojë të jetë e palëkundur në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, pavarësisht se sa të forta do të jenë shpifjet kundër saj!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …