Kryetari Latifi me bashkëpunëtor viziton fshatin Krushë e Madhe

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga  Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar fshatin Krushë e Madhe, ku kanë parë nga afër gjendjen e dy rrugëve lokale në këtë fshat.

Duke e parë gjendjen e rrugës është autorizuar kompania, që është kontraktuar nga Komuna, të filloj me intervenim emergjent, në rregullimin e përkohshëm të rrugës, me mbushjen e gropave me zhavorr, për të bërë të mundur qarkullimin e lehtë për vetura dhe qytetarë që e frekuentojnë këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …