Në një reagim të tij publik, veterani i luftës së UÇK-së, në Zonën e Dukagjinit, Pren Marashi, Komandant i Batalionit të Katërt i Brigadës 138, “Agim Ramadani”, të Zonës Operative të Pashtrikut, shprehet kundër daullexhinjve, që deri që para dosa vitesh njiheshin si sportistë e muziktarë, e sot identifikohen me luftën.
“Për 16 nuk kemi rreshtur duke u angazhuar për realizimin e të drejtave të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. 16 vite jemi ballafaquar dhe jeni konfrontuar verbalisht e në disa raste edhe fizikisht (kujtoni konfliktin me UNMIK, në Deçan, Prizren, Prishtinë, Pejë etj.) Për këtë edhe ishim arrestuar e presekutuar nga shteti vetëm pse qendruam stoikë kundër politikës dhe njerëzve qe e nënçmonin gjakun dhe luftëtarët. Për 16 vite disa bylmeza kurrë si kemi ndëgjuar as që i kemi par qe publikisht të dalin në mbeshtetje të luftës dhe luftëtarëve, së paku jo derisa nuk ndodhi “konkursi për pension” e këtu pastaj ndodhi çudia !
Si kërpurdhat pas shiut filluan “luftëtarët “të mbrojnë luftëtarët, të shajnë e zhvlerësojnë komandantët dhe t’ i akuzojnë pa fakte por me thashetheme. Unë duke e pasë për obligim që sëpaku të hulumtoj profilet e tupanxhinjve, ngase me dukej se në historikun e UÇK-ës,paskam kapërcyer ndonjë faqe, apo kam humbur ndonjë faqe të shenimeve të mia, ku kam shënuar çdo fitore por edhe humbjet edhe trimërit e luftëtarve të cilët sot nuk janë në mesin tonë, shoh se para jo më pak se 3 viteve ishin profile të sportistëve dhe muzikantave asesi jo të luftëtarve, e disa as sot nuk i kanë.
Unë e di se shumë nga ata që sot po marrin turr, janë veteran me “fusnot “por e “hangri vakti kashtën ” dhe tani po e shfrytëzojnë situatën që të promovojnë vetvetën. Ka edhe nga ata që janë nën ndikimet politike ,dhe duan të krijojne një struktur tjetër komanduese të UÇK-së, por këtë smund ta bëjë askush e as daullëxhinjët! Një po u them;-nuk mund të fitoni në emer të luftës pas luftës. Kosova është vend i vogël dhe të gjithë njihemi. Mos e zëni vendin aty ku nuk e njifni kuvendin as rendin. Një bashkëluftëtar i imi më tha: A ka mundësi mos me na ndihmu ma shumë, se nuk po mundemi me i durue ndihmat e zhurmaxhive.