Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin, Edi Ramën për marrëveshje të fshehtë me Greqinë për detin. Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij”, ka shkruar ndër të tjera Sali Berisha, i cili vazhdimisht ishte akuzuar nga socialistët se i kishte falur Greqisë nje pjesë të detit shqiptar. Duket se ministri Bushati e kryeministri Rama i kanë falur edhe më shumë det gjitonit grek, por jo vetëm detin, ata i kanë bërë edhe shumë lëshime të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …