Xhandarmëria serbe nuk po
ndalet së patrulluari edhe në brendësi të territorit të Kosovës, sidomos në
fshatrat e brezit kufitar. Kështu, fshati Karaçevë i Dardanës mbetet vendi më i
pasigurt në Kosovë, pasi që banorët ndihen të rrezikuar nga pjesëtarët e
xhandarmërisë serbe. Një patrullë e xhandarmërisë serbë është fotografuar nga
banorët e këtij fshati, teksa kishte hyrë disa kilometra në brendësi të
territorit të Kosovës. Përfaqësuesi i Karaçevës, Selver Lenjani, ka deklaruar
se fotografia është bërë me të vetmin qëllim që t’i dërgohet delegacionit të
Kosovës si dëshmi sesi xhandarmëria po hyn në brendi të territorit të vendit
tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …