Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka thënë se pavarësisht problemeve me Demarkacionin, Kosova mban ende lidhje të forta me Malin e Zi. “Ne jemi në komunikim të mirë me Malin e Zi . Për fat të keq, demarkacioni lidhet me liberalizim të vizave”, ka thënë ai. Haradinaj ka hedhur akuza edhe ndaj shteteve europiane.
“Ne po presim që edhe pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën. Sfidat tona po grumbullohen, ndërsa flamuri i Kosovës nuk është në Bruksel. Ky është një realitet. Marrëdhëniet me BE-në datojnë qysh herët. Ata nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Kosovës. Të gjitha shtetet e BE-së duhet të veprojnë njëzëri për Kosovën. Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999, ndërsa ne ende jemi lënë si çështje e hapur edhe nga BE edhe nga europianët”, u shpreh Haradinaj.