Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot prapë për të vazhduar seancën e djeshme plenare të lënë në gjysmë. Kjo seancë mbahet për gjendjen e ajrit në vend, që po rëndin Prishtinën pothuajse cdo ditë si vendin më të ndotur në botë dhe nis nga ora 10. Seanca e parë u mbajt dje, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur një ditë më parë tha se seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe në këtë seancë do të debatojnë dhe do të japin rekomandime për ta kaluar këtë situatë. “Jam njoftuar për masat që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe komuna e Prishtinës, specifikisht. E vlerësojmë. Kjo është një arsye më shumë që të mendojmë edhe si Kuvend i Kosovës dhe të jemi në përkrahje në këtë periudhë”, tha Veseli, duke thënë se duhet një zgjidhje afatgjate.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …