Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës po vazhdon për të dytën ditë së zbatuari masat emergjente të Komunës së Prishtinës që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Në takimin e përbashkët të para dy dite ndërmjet Komunës së Prishtinës me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduan që nga 31 janari të fillojnë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër. Në këtë takim janë dakorduar që të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00. Po ashtu do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Ndryshe, një ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se këto masa do të vazhdojnë edhe sot, pastaj do të vlerësohet si do të vazhdohet më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …