Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim drejtorin e policisë Rajonale Kolonel Shaban Shala më bashkëpunëtorë si dhe komandantin e policisë në Deçan Togerin Nysret Xhurkaj.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë temash më rendësi për komunën e Deçanit, për projekte që do të nisin brenda këtij viti, në theks te veçantë është diskutuar për çështjen e sigurisë në komunë e Deçanit. Komuna e Deçanit është njëra nder komunat më të qeta në nivel vendi, kështu është vlerësuar edhe nga kryetari Ramosaj dhe nga Kol.Shaban Shala.
Kolonel Shala nder të tjera tha se ky është takimi i parë më kryetra të komunave të regjionit pas zgjedhjeve lokale të vitin 2017, dëshiroi të theksoi se nder vite ne kemi krijuar ura miqësime dhe bashkëpunimi, besoi se ky bashkëpunim do të vazhdoi të rritet edhe në të ardhmen ashtu siç është rritur edhe besueshmëria në policin e Kosovës.