ZËVENDËSMINISTRAT E MI-SË U TAKUAN ME KRYETARIN E KAÇANIKUT

Zëvendësministrat e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota, u takuan me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin e kësaj komune, Ylber Bajra, me të cilët kanë diskutuar për projektet aktuale dhe ato të reja që do të implementohen në këtë komunë. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, e ka njoftuar kryetarin Ilazi, lidhur me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë, duke rikonfirmuar qëndrimin e ministrit, Pal Lekaj, se të gjitha projektet e filluara do të përfundohen, pa lënë anash zotimin e ministrisë edhe për projektet e reja që do të realizohen. Ndërkaq zëvendësministri Kadriu, e ka siguruar kryetarin Ilazi, se Ministria e Infrastrukturës, do ti përkrahë të gjitha komunat njësoj, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore dhe ligjore, në të gjitha ato projekte që ndikojnë në zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit. Kurse, zëvendësministri Mujota, ka ritheksuar vendosmërinë e ministrit Pal Lekaj, që të respektohet disiplina financiare e Ministrisë së Infrastrukturës. Kryetari i Kaçanikut, duke i falënderuar zëvendësministrat dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për gatishmërinë e treguar në përfundimin e projekteve të nisura në mandatin e kaluar dhe fillimin e projekteve të raja në komunën e tyre, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë komunë. Ndërkaq nënkryetari i Kaçanikut, Y lber Bajra, i ka njoftuar zëvendësministrat në mënyrë të detajuar, mbi projektet që janë në proces të realizimit dhe mbi projektet e raja që ata i kanë paraparë ti realizojnë në vitin 20018-të.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …