Bekim Jashari: Pritjet e qytetarëve të kësaj ane të Kosovës janë shumë të mëdha por mundësitë shumë të vogla

Bekim Jashari: Pritjet e qytetarëve të kësaj ane të Kosovës janë shumë të mëdha por mundësitë shumë të vogla

Në një intervistë për Radion-Kosova e Lirë, kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se komuna të cilën ai e drejton, ka qenë më e varfra që nga pas lufta. Për 10 vite nuk mund të them se nuk është punuar. Por qysh në kohën kur kam dalë në fushatë e kam parë se kjo komunë ka shumë nevojë për investime, sepse pushtimi shekullor e ka bërë të vetën. Sikur edhe krejt buxheti i Shtetit të  derdhej për këtë pjesë të Kosovës  këtu  nuk do të mjaftonte. Ne do të bëjmë përpjekje të punojmë. Unë nuk do t’ i harroj premtimet që kam bërë në fushatë. Nuk guxoj të harroj i kujt jam dhe nga cila familje vij, andaj në çdo kohë do të jem transparent dhe llogaridhënës. Unë i kam dhënë vetës një premtim se nuk do të bëj gabime, madje as më të voglin. Pritjet e qytetarëve janë shumë të mëdha, por mundësitë shumë të vogla, ka thënë mes tjerash për Radion-Kosova e Lirë, Bekim Hamëz Jashari.

Dihet se në të kaluarën shumë beteja i betejat i kemi fituar në frontet e luftës  por i kemi humbur në tavolinë, andaj  druaj se sërish do të ndodh kjo. Me këtë rast i kthej në kujtesë fjalët e babait tim, Hamëz Jashari, i cili me një rast kishte thënë: Dikur kur nuk ishim të shkolluar letrat i  qonim me i lexuar te hoxha apo te  prifti, por kundër  armikut kemi qenë të bashkuar, sikur tek rasti i Ahmet Delisë. Tani kemi njerëz me përgatitje deri edhe akademike, por varet se a duam ta qojmë këtë vend përpara ashtu siç e meriton.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …