Konfirmohet bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Spitalit Regjional në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim pune përfaqësues nga Spitali regjional në Ferizaj, udhëhequr nga Drejtori Bejtush Jaha. Në takim prezantoi edhe nënkryetari i komunës Ylber Bajra.

Kryetari Ilazi falënderoi përfaqësuesit e spitalit regjional për punën dhe angazhimin e tyre, në të mirë të pacientëve edhe të Komunës së Kaçanikut, ndërsa uroi për bashkëpunime të mëtejme edhe në vitin 2018. Nga ana tjetër Drejtori i Spitalit Regjional Bejtush Jaha, fillimisht uroi Kryetarin Ilazi dhe Nënkryetarin Bajra për marrjen e detyrave në udhëheqje të Komunës së Kaçanikut, ndërsa uroi që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në këtë vit. Ai njoftoi për nënshkrimi e kontratës me të cilën hapet rruga e fillimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të ri në Ferizaj që do të jetë ndihmesë e madhe për tërë sektorin e shëndetësisë të Regjionit të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …