Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Edhe një tërheqje prapa e Hashim Thaçit, si gjithmonë deri tani

Hashim Thaçi, Kryetar i Republikës së Kosovës(!), për dallim nga eksponentët e LDK-së që lindin dhe vdesin të nënshtruar e të dorëzuar, vjen nga “frontet” e Luftës, por që është bër i njohur për tërheqjet-curikët e tij gjatë dhe pas Luftës!

Prandaj, lajmi se Hashim Thaçi u tërhoq nga huxhumi dhe “këmbëngulja” e tij për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, duke u fshehur pas peticionit të veteranëve (një pjese të veteranëve) dhe nënshkrimeve të deputetëve, nuk e habiti askend. Te gjithē sikur thonin e po thonë:

“E kemi ditur. Hashimi gjithmonë ka vepruar keshtu, nuk di ndryshe”. E gjithë karriera e tij është e ndërtuar mbi “huxhumet” dhe “curyket” spektakolare! Por, tash nuk po i bëjnë kujt përshtypje. Njësoj kishte vepruar në Rambuje, duke luajtur “heroin” e luftës e të paqes! Njësoj veproi me UNMIK-un, me kornizën kushtetuese, me Veriun dhe enklavat serbe, njësoj me bisedimet me Serbinë: nga turri i tij “kurrë dialog me Serbinë (është një thes me deklarata të këtilla!) te dialogu mbi dhjetë vjeçar me Serbinë kryekeput në dëm të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar në Iliri!

I njëjtë ishte edhe turri i tij kundër raportit të Dik Martit e pastaj “curyku” i tij: themelimi i Gjykatës Speciale! Po kaq i njëjtë ishte turri i tij për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe zbythja e tij e turpshme!

Tamam hashimçe! Sigurisht që do të mbahet mend si politikani që gjithmonë ka bërë të kundërtën e asaj qē ka thënë! Saherë ka thënë “po” për diçka ne e dinim se do të jetë “jo” dhe saherë thoshte “jo” për diçka ne e dinim se do të jetë “po”. Ky karakter i Hashimit tash është i njohur për të gjithë! Mbase kështu e paska politika e shtetit sui generis dhe e politikanëve par exelance sui generis!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …