Në kooperativën Bujqësore “Krusha” përurohet projekti i mbështetur nga Qytetit Ndërkombëtar i Gjenevës

Një delegacion nga Qytetit Ndërkombëtar i Gjenevës-Zvicër në përbërje nga Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri ish president tani këshilltar, Gregoire Carasso dhe Sami Gashi këshilltar, Himena Puentes-financiere dhe Valentina Wenger, bashkëpunëtore personale, kanë vizituar Komunën e Rahovecit, përkatësisht dhe Kooperativën Bujqësore “Krusha”, dhe janë pritur në takim nga Kryetari Smajl Latifi, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. Gjatë vizitës së delegacionit është përuruar projekti që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për punë, për gratë gjatë procesit të përpunimit të perimeve, rritja e hapësirës gjatë kohës se ushqimit për punëtorët në kooperative dhe rritja e numrit të punëtoreve të rregullt në kuadër të Kooperativës Bujqësore “Krusha” që është financuar nga Qytetit Ndërkombëtar i Gjenevës. Fahrije Hoti, përfaqësuese e Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ka thënë se  jemi mbledhur për të shënuar një ditë të veçantë për ne. Ajo ka falënderuar Qytetin Ndërkombëtar të Gjenevës-Zvicër duke thënë se ju i ndihmuat një kategori nga më të dhimbshmet, i ndihmuat grat e Krushës. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, shtetit të Kosovës, donatorëve të ndryshëm siç është ky që ne po e përurojmë. Në fjalën e tij të mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, fillimisht i ka falënderuar anëtarët e delegacionit të Qytetit Ndërkombëtar të Gjenevës, për përkushtimin, mbështetjen konkrete në funksion të përmirësimit të kushteve të punës për të gjitha gratë që punojnë në KB “Krusha” duke thënë se ato me duart e arta që nga paslufta e deri sot, kanë krijuar një bazë për rritjen e kapaciteteve, cilësisë së prodhimeve, ku prodhimet e tyre tashmë janë bërë të njohura, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës në tregun e bashkimit evropian. Sandrine Salerno, nënkryetare e Qytetit Ndërkombëtar të Gjenevës, është shprehur se për ne ka qenë shumë me rëndësi që të vijmë këtu në Krushë të Madhe, për të parë se çka keni bërë. Vizita ime këtu është me plot dëshirë kemi ardhur këtu, sepse përkrahja e këtij projekti është i një rëndësie shumë të veçantë për qytetin e Gjenevës, sepse në këtë Kooperativë punojnë shumë zonja, siç jeni ju gratë e Krushës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …