Në një shkrim autorial në gazetën evropiane EUobserver, Bekim Çollaku, ish ministri i Integrimit Evropian dhe tani shef i Stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, ka shkruar se Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE njësojë sikur shteteve tjera. Njohësi i integrimeve evropiane, Bekim Çollaku ka shkruar se Bashkimi Evropian duke marrë në konsideratë të kaluarën e hidhur konfliktuoze të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE, si dhe problemet aktuale ende të pazgjidhura, anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në BE të ndodhë në të njëjtën kohë dhe në bllok. Në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerat nuk ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa, atëherë një gjë e tillë vetëm do të mund të rrit tensionet në rajon, ka paralajmëruar ish ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …