Në vendin tonë po qëndron për vizitë, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska. Gjatë bisedës me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ajo deklaroi se Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Pas takimit të zhvilluar, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se kanë biseduar për bashkëpunim që e kanë në fushën e arsimimit të kuadrove dhe fushën e stërvitjeve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit, i cili do të bëhet me një marrëveshje që shpresojnë ta nënshkruajnë në muajin e ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …