Edi Rama

Kryeministri Rama, i zënë ngushtë me gjendjen kaotike në vend mllefin e derdh kundër Thaçit, Veselit e Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i gjetur ngushtë me lëshimet që i ka bërë Greqisë, me pamundësinë e mbajtjes së gjendjes në kontroll për shkak të opozitës virulente, mllefin kësaj radhe e ka derdhur mbi politikanët e Kosovës. Ai ka folur  për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe mos ratifikimin e Demarkacionit duke konstatuar se Kosova paska bërë një problem pa qenë hiq. Kosova ka arritur të vendos në pikëpyetje marrëdhëniet me të gjithë ata që e ndihmuan të bëhet shtet.  Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shprehë atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Mos e bëni Kosovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet, ka thënë Rama. Kosova duhet të përqendrohet në dialogun me Serbinë, (ashtu sikur bëri ai me Greqinë duke ia plotësuar jo vetëm kërkesat por edhe huqet)  dhe duhet të kërkojë me këmbëngulje të zgjidh këtë nyje historike. Krijimi i problemeve tjera që përkthehet pastaj në paralizë të institucioneve, në qeverisje që nuk funksionon, në një kaos politik brenda që është fatal. Nervozizmi e Ramës kësaj radhe i ka kaluar caqet, për faktin se ai vetë si gati të gjithë liderët shqiptarë, janë pjellë e servilizmit historik ndaj të huajve. Sa e ligë, po aq e mjerë është kjo gjendje, kur i zënë ngushtë nga problemet e krijuara në shtëpi, kritikon ata për të cilët e di fare mirë se edhe po  të pëlcasin nuk bëjnë dot më shumë, jo sepse nuk dinë, jo sepse janë aq të këqinj, por sepse janë peng i politikës pro serbe të BE-së ndaj Kosovës. Këtë e di fare mirë, Edi Rama, por ja që kësaj radhe ka gjetur fajtorë tre liderët e Kosovës, por jo BE-në e cila i ka vënë në geto speciale dhe në izolim vetëm shqiptarët e Kosovës. Ai e di fare mirë se të gjitha shtetet e rajonit kanë probleme të pazgjidhura  me demarkacionin, por kësaj radhe ka gjetur t’ i mëshojë samarit e jo gomarit.  Sa për lopët e mira, të mbushin kupën por derdhin qumështin  është mirë t’i kujtojë tre emra të tjerë, Sajmirin Ilirin dhe Kryemadhen, të cilët qumështin, jo vetëm ia derdhëm  po ia hodhën  në surrat.

Me çfarë të drejte Edi Rama e mohon lindjen e Kosovës si shtet nga lufta dhe rezistenca e popullit shqiptar, kur dihet historikisht nga ne e nga të gjithë,  se për këtë  shtet është derdhur rrëke gjaku i qindra mijëra shqiptarëve prej vitit 1912 e deri në qershor të vitit 1999. Për këtë shtet, nuk është derdhur asnjë pikë e gjakut e atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, por  ata kurrë nuk e kanë mohuar gjakun e derdhur të shqiptarëve për krijimin e Shtetit të Kosovës, dhe  në kohë dhe rrethana të caktuara historike, kanë vepruar me drejtësi e humanizëm. Me këtë qëndrim injorues e përbuzës Rama nuk tregon asgjë më shumë sesa arrogancë, frikë prej së nesërmes për veten, partinë e klanin e tij, pasiguri për ta mbajtur timonin që po ia rrezikojnë, jo Kosova kurrsesi,  jo edhe vetëm kundërshtari kokëfortë, Sali Berisha, por shumë më  vëllami i tij politik, Ilir Meta me gruan e tij dhe shumë zyrtarë të komprometuar e të korruptuar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …