Holanda fillon riatdhesimin në grupe të mëdha të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në këtë vend

Holanda fillon riatdhesimin në grupe të mëdha të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendin e tyre. Autoritetet e këtij vendi në bisedime me palën shqiptare kanë rënë dakord që të ndiqen procedura të përshpejtuara që parashikohen dhe nga fakti se Holanda që prej nëntorit të kaluar e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta.

Autoritetet holandeze do të vënë në dispozicion avion të posaçëm, në mënyrë që të riatdhesojë brenda një kohë të shkurtër një numër të madh azilkërkuesish, ndryshe nga çdo mund të ndodhte nëse do përdoreshin avion fluturime të linjave.

Holanda e cila ka dhe presidencën e radhës së Bashkimit europian, vendosi të veprojë me shpejtësi pas një numri në rritje të azikërkuesve nga Shqipëria: 750 vetëm në katër muajt e fundit.

Asnjë nga 1000 shqiptarët që kanë kërkuar azil në Holandë vitin e fundit nuk e kanë marrë atë.

Gjatë vitit të shkuar afër 55 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, duke u bërë vendi i dytë i origjinës së azilkërkuesve, pas Sirisë.

Që prej verës së shkuar autoritetet gjermane gjithashtu kanë organizuar një numër të madh fluturimesh të posaçme për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …