Iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e kanë nënshkruar 43 deputetë, ndër ta edhe deputetë të PDK-së, AAK-së e Nismës, por pas vendimit të tre liderëve për tërheqje nga kjo nismë, e iniciuar me nënshkrimet e 16.000 veteranëve, edhe deputetët do të heqin nënshkrimet e tyre. Tërë kjo doli të ishte një kurdisje e zakonshme e kryetarit, Hashim Thaçi, kryekuvendarit, Kadri Veseli e mbështetur edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj, partia e cila ka qenë më unike dhe kishe një qëndrim të prerë për shfuqizim të Speciales. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar për mediet se do të tërheqin nënshkrimet për zhbërjen e Speciales. Edhe deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti është shprehur i kënaqur meqë sipas tij mundësia për ta zhbërë Gjykatës Speciale, tashmë mund të konsiderohet si proces i mbyllur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …