Kryetari i AAK-së dhe
ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Hardinaj, sot mori pjesë
në Akademinë Përkujtimore për 21 dëshmorët e UÇK-së dhe 9 martirët që ranë në
Rogovë të Hasit. Haradinaj tha se ata janë emra të historisë më të re të Kosovës,
për të cilët lavdia do të jetë e përjetshme. “Në fakt ngjarja e para 17 vjetëve në Rogovë të
Hasit, ka qenë njëra prej ngjarjeve të dhimbshme të Kosovës, por njëkohësisht
edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës së UÇK-së për liri”, tha
kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përndryshe, në manifestimin e organizuar
në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në homazhet dhe në akademinë përkujtimore,
morën pjesë qindra qytetarë, ish luftëtarë, familjarë dhe figura të rëndësishme
publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme …