leoni

Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti: Raporti import/eksport, 1 me 10, patriotizmi nuk e ka kështu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka risjell statistikat e raportit të importit dhe eksportit të vendit, ku theksohet dallimi 1 me 10, të cilat sipas tij nuk tregojnë aspak situatë të mirë.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2017 u rrit për 8.5% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë €, ndërkaq importi 297,3 milionë €. Kësisoj, raporti eksport/import është veçse 1/10!”. Në dhjetor të vitit 2017 eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi. Në anën tjetër, importet e Kosovës ishin mbi katër herë më të mëdha nga Serbia sesa nga Shqipëria. Ja se çfarë shifrash kemi për pasqyrë në vigjilje të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës! As sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …