Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli është zotuar se do të mbrohen asetet e shtetit. Gjatë një takimi
me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ai u shpreh se
institucionet do ta mbrojnë me ligj Trepçën nga privatizimi. Sipas tij, largimi
i uzurpatorëve nga pronat shoqërore dhe ato publike si dhe dhënia e mundësisë për
investime të huaja, do të jenë prioritet për institucionet e Kosovës. Kryekuvendari,
Kadri Veseli nënvizoi se Trepça nuk do të privatizohet , por do të mbrohet.
Kontrolloni gjithashtu
RKL: Duke ndarë lëmoshë Qeveria-Kurti pretendon të blejë elektorat për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025
Ndarja e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë nga Qeveria-Kurti, nuk është më shumë se …