Juve me siguri ju kujtohet që Karl Kings (Charles Kingsley), dijetar anglez, bashkëkohës i Marksit, edhe pse ishte klerik, asokohe pati bërë një deklaratë që më pas erdhi në të njëjtën gjatësi vale me pikëpamjet e kryeideologut të komunizmit për fenë, si opium për popullin.
“Ne, – thoshte ai, – e përdorim Biblën shumë më tepër si një udhëzues teknik të posaçëm për psalltet, si një dozë opiumi për të përmbajtur kafshët e durueshme të ngarkesës ndërsa janë të mbingarkuara, me tepër si një udhëzues për të mbajtur të varfrit në gjendje të mirë”.
Derisa formën përfundimtare, librave te shenjtë, ia kanë dhënë sundimtarët, kjo do të thotë se fetë janë shpikur nga njerëzit e klasave shfrytëzuese për t’i mbajtur në zap varfanjakët e mbarë botës. Prandaj jo rastësisht fetë asnjëherë nuk janë ngritur kundër klasave shfrytëzuese. Madje shprehja biblike e Jezusit “jepini Çezarit atë që i takon Çezarit”, është mjaft kuptimplote: shtrojeni kurrizin, o popull, dhe paguajani taksat perandorisë romake me Çezarin në krye.
Simpoziumi është konferencë akademike që përfshin studiuesit për të paraqitur gjetjet e reja shkencore. Aty përfshihen shkenctarë kredibil që përmbushin kriteret shkencore për të diskutuar një temë të caktuar. Se çfarë është diskutuar në atë konferencë, ose takim për një temë të caktuar e dijnë vetëm pjesëmarrësit. Aty u lexuan një koleksion esesh, ose letra nga një numër kontribuesish, takime të tilla të ahengut me pije dhe diskutime të këndëshme janë mbajtur në Greqinë e lashtë, duke iu paraprirë banketeve, ose pas tyre (është përshkruar nga Platoni).
Thënë shkurt nuk jam në gjendje të kam ndonjë ide të qartë për dallimin midis një konference dhe një simpoziumi, apo nuk ka ndonjë dallim i rëndësishëm ndërmjet të dyjave. E drejta ime demokratike për të debatuar mund të duket naive para të gjithë atyre komesarëve politikë me grada akademikësh, cili nga ta bëri vërejtjen më të vogël Kishës Ortodokse serbe që bekoi paramilitarët para eshalloneve të vdekjes në Kosovë, në Bosnje, në Kroaci, përkundrazi krimi u madhërua, ata harruan kasaphanen moderne dhe luftën e UÇK-së, harruan pa përmendur vëllezërit Bytyçi dhe luftën për liri të cilën e gëzon sot Shqipëria në NATO dhe Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.
Kam ndjekur konferenca dhe simpoziume në fushën time, por nuk kam mundësi të gjej ndonjë ndryshim, ngase është temë e hapur. A mundet dikush të më japë një dallim të qartë ndërmjet këtyre të dyjave (së paku teorikisht)?
Simpoziumi, pastaj edhe shkencor, a ishte takim apo konferencë për diskutimin e gjetjeve të reja shkencore? E them se ishte takim në të cilin disa folës kanë folur ose diskutuar një temë para një auditori, këtë e bazoj nga mediat e komunitetit dhe videot e lansuara në facebook.
A ishte Konferencë, takim për konsultim apo diskutim: çka tjetër veçse konferencë midis studentëve pleq-dëgjues dhe këshilltarëve të tyre akademikë.
Sa kam pak njohuri është se kam marrë pjesë në disa konferenca, kongrese, apo simpoziume shkencore, por nuk më ka bërë “vaki” që kryetar i Këshillit organizativ i një ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore, por edhe një “simpozium shkencor” i këtyre përmasave të mbahet nën patronatin e Kishës(!!!), në vendëse nën patronatin e shtetit shqiptar.
Është shumë e paqartë cili ishte qëllimi i organizatorëve me vendosjen e priftit (person shumë i njerëzishëm dhe me kulturë të lartë), pa kredenciale të pranuara shkencore në krye të një “simpoziumi shkencor”. dhe po atë ta kete organizuar kisha. I tërë organizimi kishte ikonografi mesjetare kishtare, asesi shtërore, demokratike jo se jo.
Si duket nuk kuptoj domethënien, me gjithë përvojën time të një studjuesi dhe hulumtuesi shkencor në fushën e produktivitetit dhe të inovacioneve dhe të një pjesëmarrësi me punime shkencore në simpoziume të karakterit ndërkombëtarë (me kotizim).
U përgënjeshtrova dy herë, hera e parë në Kishën e Shën Palit dhe herën e dyte në atë të Zojës Pajtore, ku si “minoritarë” nuk ndihem i mirëpritur, apo ashtu më duket mua, edhe pse e ndiej veten më rehat në kishat amerikane, ku gjeti mikëpritje dhe strehim një familje shqiptare në Kishën Metodike të Detroitit.
Aty nuk kishte shkencëtarë të pavarur, kishte komisarë politikë të blerë me grada akademikësh, aty vegjetonte si fasadë ambasadorja e shtetit dhe konsulli i nderit, të cilët i frynin borisë mesjetare të një përçarjeje kombëtare në emër të religjionit, në emër të një galla darke, të cilët flisnin sipas kërkesës së porositësit.
Ata para së gjithash duhet të kuptonin se shkenca e ka vendin në bankat shkollore dhe në kolexh, dhe se shteti është i ndarë nga feja, dhe pa asnjë diskutim heroin kombëtarë e veshën me uniformën e priftit me shpatë në dorë. Se ka ndodhur kështu flet e gjetura e gazetës Impakt “http://gazetaimpakt.com/katoliket-diskriminojne-muslimanet-dhe-bektashinjte-e-detroitit-ne-simpoziumin-e-skenderbeut/“ duke aluduar në një ngjarje me konotacion diskriminues fetar.
Duket se promovimi i një debati i munguar fetar ka zëvendësuar atë demokratik dhe shkencor. Derisa në simpoziumin e parë u folë për tribalizmin dhe ndarjen e shqiptareve në fise, ndërsa herën e dytë akademikët e paguar të veshur me petkun fetar ishin te ngarkuar t’i jepnin një dimension tjetër heroit kombetare, atë religjioz, ashtu si e kishte titulluar historiani dhe shkrimtari Virgjil Kule “Kryqtari i fundit”, ndërsa unë në një shkrim timin kisha pranuar këtë fakt duke shtuar se Skënderbeu ishte edhe muslimani i pare, i cili u shkollua si jeniçerë në gjuhën osmanishte në shkollat më të mira ushtarake të kohës dhe u trajnua si ushtarak i rangut të lartë duke marrë gradën ushtarake të osmanlijve “Iskenderbeg”, me të cilin emër ka fituar namë në historiografinë botërore, duke u xhiruar edhe filmi i parë i kooprodukcionit sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” e regjisorit rus Sergei Jutkevic, më 1953, në kohën e Enver Hoxhës.