Në Klinë do të bëhet trajtimi i qenve endacakë

Në Klinë, do të zgjidhet çështja e qenve endacakë. Kjo ngase, Qeveria e Kosovës, ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë në të gjitha komunat e Kosovës. Kërkesa ka ardhur nga kryetarët e komunave të Kosovës të adresuar në Asosacionin e Komunave të Kosovës. Trajtimi i qenve endacakë do të bëhet edhe në Klinë, pasi që ka kërkesa të shumta prej qytetarëve që kërkojnë trajtim të qenve, të cilët paraqesin rrezik për jetën e tyre. Projekti në fjale do të implementohët nga Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit ( AVUK). Qentë endacakë janë bërë një problem në Komunën e Klinës dhe një projekt i tillë është i mirëseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …