Zyrtarët e partive opozitare konstatojnë se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nuk ka legjitimitet të zhvillojë më bisedime për Kosovën në Bruksel, pasi që ka shkelur Kushtetutën e vendit. E vetmja gjë që duhet bërë ai, është që të jap dorëheqje dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Një njeri i cili ka shkel Kushtetutën me nënshkrimin e marrëveshjeve, duhet të hap rrugë për zgjedhje,e jo t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel. Ndërsa shkuarjen në Bruksel të kryeministrit Mustafa pas deklaratave se nuk do të udhëtoj për atje, pasi që qytetaret e këtij vendi nuk mund të lëvizin të lirë, i quajnë deklarime të ngutshme të cilat dëmtojnë reputacionin dhe kredibilitetin e tij si kryeministër, por dhe të Qeverisë së vendit, kanë thënë zyrtarët e partive të opozitës së bashkuar.