Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, z. Fatmir Hasani, me të cilin diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna. Ministri Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje. Deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna, ndërsa ministri Hasani ofroi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në këto tri komuna shqiptare nën Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …