Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA–ve në Kosovë, në muajin janar 2016 ka nënshkruar edhe një marrëveshje për përkrahjen financiare për vitin 2016 me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrëveshjen në emër të Qeverisë së SHBA–së e ka nënshkruar drejtori, Reg Opns, kolonel David Bennett, kurse në emër të MFSK–së e ka nënshkruar sekretar i përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj. Donacioni për vitin 2016 kap vlerën prej 9,138,497.00$, njëherazi është edhe një përkrahje e radhës që SHBA–të po japin për Kosovën e në veçanti për FSK –në. Siç parashihet, ky donacion do të realizohet gjatë vitit 2016, ndërsa mjetet do të përdoren për zhvillim profesional të pjesëtarëve të FSK–së, rritjen e operacionalitetit të njësiteve të FSK–së, respektivisht për pajisjen e njësiteve të FSK–së me radiolidhje taktike, si dhe ngritjen e rrjetit strategjik të komunikimit. Falë ndihmës së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FSK–ja, po ngrit kapacitetet e saja operacionale si dhe po realizon trajnime specialistike në të gjitha njësitet e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …