Dusko Markovic

Anulohet vizita e kryeministrit malazez në Kosovë, për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike

Është anuluar përfundimisht vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar të realizohej sot në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë treguar se shkak i anulimit të vizitës janë kushtet e papërshtatshme atmosferike. “Është anuluar për shkaqe atmosferike. Tash koordinohen agjendat sërish”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi për mediet. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se kur do të jetë vizita pas kësaj, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të realizohet së shpejti. Kryeministri malazez pritej ta takonte sot homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …