leoni

Vuçiq: Nuk pranoj asnjë vendim të “së ashtuquajturës” Gjykatë Kushtetuese të Kosovës

Nga Brukseli bëhet e ditur se  ka përfunduar edhe një rreth i bisedimeve midis kryeministrave: Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e komisares së BE-së, Federica Mogherini. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një adresim për mediat, kryeministri Mustafa ka thënë se bisedimet kanë qenë të mira dhe konstruktive. Mustafa ka theksuar se Asociacioni mund të zbatohet “vetëm në suaza të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të marrëveshjes së parë dhe të ligjit të ratifikimit të marrëveshjes së parë”. Asgjë nuk do të funksionojë në Kosovë nëse nuk është në suaza të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo është e qartë edhe për palën serbe”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se nuk është rënë dakord për asnjë afat kohor për formimin e Asoaciacionit. Kryeministri i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar pas Isa Mustafës dhe zonjës, Mogherini se nuk pranon asnjë vendim të Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, sepse ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës as Kushtetutën e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …