Kryesia e nëndegës së Lidhjes Demokratike të
Kosovës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, kanë kërkuar nga deputetët e LDK-së
që të mos e votojnë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi
për kryetar të Kosovës. Duke u thirrur në një letër të kësaj dege, gazeta
“Zëri” njofton se anëtarët e kryesisë së nëndegës së LDK-së të lagjes “Ulpiana”
kanë kërkuar nga deputetët e këtij subjekti që të mos të shkelin mbi
legjitimitetin e marrë nga elektorati i vet. Ky legjitimitet ka buruar në
kërkesën për ‘çkapjen e shtetit nga PDK-ja, SHIK-u dhe Thaçi’. Në letër po ashtu thuhet se akti i
votimit të presidentit të Republikës është më shumë se një ngritje dore dhe
blerje e numrave, është më shumë se ‘respektim i marrëveshjes së koalicionit’.
Kjo nëndegë kërkon nga deputetët e LDK-së që mos marrin pjesë me rastin e
zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …