Investitorë kroat interesohen për trajtimin e ujërave të zeza në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune një grup investitorësh kroat, me të cilët ka biseduar për investimet e mundshme të kompanive kroate, në trajtimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve tjera, në territorin e Komunës së Malishevës. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka njoftuar investitorët kroat me situatën në Malishevë dhe nevojën për investime në këtë fushë. “Trajtimi i ujërave të zeza, është problematikë në vete, pasi ne si komunë kemi investuar shumë në rrjetet e kanalizimeve, por trajtimi i mëtutjeshëm i ujërave të zeza, është i pamundur për shkak të kostos së lartë për ndërtimin e impianteve dhe trajtimin e tyre”, tha kryetari Begaj, duke i njoftuar këta investitorë. Nga ana tjetër, investitorët kroat, të prirë nga Bruno Vidakoviç, e njoftuan kryetarin Begaj, për interesimin e tyre, si grup i investitorëve dhe ekspertëve, që merren me trajtimin e ujërave të zeza, si dhe për projektet e tyre, në ndriçimin solar. Me këtë rast, kryetari Begaj, investitorëve kroat, ju ofroi mbështetjen e komunës, për investime në këtë fushë, pasi trajtimi i ujërave të zeza, është nevojë emergjente jo vetëm për Komunën e Malishevës, por pothuajse në tërë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …