leoni

Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Federica Mogherini: Shqipëria dhe Mali i zi janë dy përafrimet kryesore me Bashkimin Evropian

Përfaqësuesja e lartë e BE-së , Federica Mogherini duke prezantuar Strategjinë e zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanin Perendimor, tha se me këto shtete ndajmë historinë dhe sfidat e njëjta dhe sipas saj arritja e kësaj strategjie përgjatë 3 viteve është tejet e madhe, raporton Zëri.info. “Gjatë 3 vjetëve kemi arritur rezultate me secilin prej 6 vendeve dhe shteteve në përgjithësi, rezultate këto që nuk besonim që do arrinim. Shqipëria dhe Mali i zi janë dy përafrime të reja me BE-në”, tha ajo duke prezantuar këtë raport. Sipas Mogerinit publikimi i kësaj strategjie është hapje e rrugës për shumë shtete. “Ne kemi sot jo vetëm aprovimin e strategjisë por edhe kemi hapur një rrugë të re për gjitha shtetet”, tha ajo. Gjithashtu sipas Mogerinit BE do të ketë anëtar të ri dhe nuk do jenë vetëm 27 por më shumë dhe e tëra që nevojitet sipas saj është gatishmëri edhe nga shtetet e rajonit. Ndërsa, presidenti i Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, duke prezantuar këtë raport në Strasbourg tha se Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është edhe në interesin e Kosovës që të gjej një rrugë drejt BE-së. Sipas tij, kjo datë indikative është një trysni pozitive për gjitha shtetet në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …