Ministri Berisha priti në takim zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrin, Pal Lekaj

Ministri Berisha priti në takim zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrin, Pal Lekaj

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti në ambientet e Ministrisë  në një takim pune zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe ministrin e Infrastrukturës z. Pal Lekaj. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i kabinetit Jashar Ramadani dhe Zojë Lleshi, këshilltare politike. Ministri i FSK-së, z. Berisha, falënderoi për vizitën zëvendëskryeministrin Limaj dhe anëtarët tjerë të delegacionit, si dhe i njoftoi me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së. Gjithashtu e informoi për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, për memorandumet e bashkëpunimet me shtetet anëtare të NATO-s dhe sidomos theksoi bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës. Theks të posaçëm i kushtoi procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …