Këshilltarë komunal të PDK-së, AKR-së, Vetëvendosjes” dhe IQ “41000 në Skenderaj e bojkotojnë kryetarin Jashari

Këshilltarë komunalë të PDK-së, AKR-së, Vetëvendosjes dhe IQ “41000 në Skenderaj e bojkotojnë kryetarin Jashari

Ka dështuar vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Skenderajt i datës 30 janar, i cili ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit në momentin kur do të duhej të votohej propozim-vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për shpallje në interes publik të 36 hektarëve tokë në fshatin Marinë, të cilët aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për ndërtimin e Parkut të Biznesit11 këshilltarë të PDK-së, 3 të AKR-së, 2 të “Vetëvendosjes” dhe 2 të IQ “41000” kanë bojkotuar vazhdimin e mbledhjes. Kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, Fatbardha Haliti dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë pritur gati një orë që të bëhet kuorumi për ta vazhduar mbledhjen, por atyre që kanë bojkotuar mbledhjen e Kuvendit më 30 janar u janë bashkuar edhe tre këshilltarët e AKR-së. Në këtë mënyrë, Fatbardha Haliti ka njoftuar se seanca ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit. Kryetari Jashari, dukshëm i pezmatuar me situatën në të cilën është gjendur, ka fajësuar për bllokim të Kuvendit ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun dhe siç ka thënë ai, “grupin e tij, në të cilin bën pjesë edhe daja i babait të tij”, Jetullah Geci.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …