Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Qeveria e tij përshëndet Strategjinë e re të Komisionit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me shpresë për një hapje të shpejtë të bisedimeve të pranimit të vendit në BE. Komisioni Evropian pohoi gatishmërinë e tij për të hapur negociatat me Shqipërinë për pranimin e saj në BE, në Strategjinë e re të publikuar të martën në Strasburg. Ky mirëkuptim i BE-së, për Shqipërinë po ndodh pasi Tirana zyrtare i ka lëshuar pe të gjitha kërkesave e kushtëzimeve të Greqisë. Rama përshëndet Strategjinë por nuk pyet fare për Kosovën, jo vetëm sepse ka ngelur në fund por është rikthyer me fusnotë.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …