Vetëvendosje organizon pika grumbullimi të ndihmave për të lënduarit dhe të mbeturit pa strehë në Shqipëri

Vetëvendosja: BE-ja po përdor fusnotën që vazhdon ta trajtojë me ambiguitet shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për medie ka vlerësuar se strategjia e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor i vendos gjashtë vendet në një konkurrencë të pabarabartë me njëri-tjetrin, duke i mbyll sytë para problemeve që ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë Serbia në rajon. Sipas Lëvizjes sa i takon Kosovës, strategjia e Komisionit jo vetëm që nuk jep orientim për datë anëtarësimi, apo për të qenë vend kandidat për anëtarësim, por nuk jep as edhe një sinjal që diçka e tillë do të jetë e mundshme pa tejkaluar pengesat që Komisioni i quan pa të drejtë si “objektive”.

“Në kategorinë e katërt dhe të fundit, BE-ja ka vendosur Kosovën, duke përdorur fusnotën që vazhdon ta trajtojë me ambiguitet shpalljen e pavarësisë tonë. Kjo qasje e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është një sinjal shumë i qartë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ne duhet të ideojmë dhe strukturojmë një politikë të brendshme e rajonale, të Kosovës e të Shqipërisë, për të vendosur peshën që kemi dhe për të realizuar qëllimet ku duam të jemi, në Ballkanin Perëndimor e drejt BE-së”, është thënë në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …