leoni

Kryetari Latifi vizitoi shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe atë profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës Fatmir Iska dhe Avni Morina drejtor i Arsimit, kanë vizituar shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe atë profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”, në qytetin e Rahovecit. Gjatë vizitës në të dy institucionet shkollore janë takuar me stafin udhëheqës të shkollave dhe me mësimdhënësit, ku temë e takimeve ishin problemet me të cilat përballet arsimi në nivel komunal në përgjithësi. Në të dy takimet, Kryetari Latif shprehu përkushtimin, gatishmërinë dhe interesimin e tije me qëllim që në vazhdimësi të përmirësohet gjendja në arsim në të gjitha aspekte, duke kërkuar edhe nga mësimdhënësit që të punojnë me  seriozitetin më të madh dhe të rritet kujdesi, të zbatohen me përgjegjësi detyrat dhe të ngritët në nivel më të lartë mësimdhënia dhe mësimnxënia. Në këto dy takime, u shpreh gatishmëria dhe interesimi serioz, që të përmirësohet gjendjen e tanishme në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …