Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Dorëzohet në Qeverinë e Kosovës peticioni për shpëtimin e Kompleksit të familjes Jashari në Prekaz

Analisti Jusuf Thaçi, që kishte nisur një peticion online, përmes të cilit kërkonte veprime urgjente nga Qeveria për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari, ka njoftuar se sot ka dorëzuar kërkesën në tri institucione të vendit. Ai ka bërë të ditur se janë arritur mbi 3 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe se ky peticion online përmes postës dhe e-mailit u është dorëzuar Qeverisë, Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës. Thaçi ka bërë të ditur se nëse institucionet nuk do të ndërmarrin masa, qytetarët do të jenë aktivë deri në një zgjidhje afatgjate për këtë kompleks.

“Shpresoj që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari. Nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, atëherë unë personalisht (por besoj edhe shumë qytetarë të tjerë) do të mbetem aktiv derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate për Kompleksin e Familjes Jashari”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …