Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen disa projektligje

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë plenare. Nga ora 10, deputetët pritet të shqyrtojnë disa projektligje. Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, si dhe i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe për siguri bërthamore. Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Projektligjin për pajisjet nën presion, dhe Projektligjin për shërbimin gjeologjik të Kosovës. Gjatë kësaj seance gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës. Në rend të ditës është edhe një debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik. Deputetët gjithashtu do të shqyrtojnë Raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016, dhe Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016 Është paraparë edhe një interpelancë e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupeve parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, përkitazi me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave – por shefi i ekzekutivit nuk pritet të marrë pjesë, teksa ai ndodhet jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …