Ambasadorja gjermane kundër zgjedhjeve të parakohshme

Ambasadorja
gjermane në vendin tonë, Angelika Viets është shprehur kundër kërkesës së
opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në një deklaratë, të afishuar në faqen
zyrtare në Facebook të ambasadës gjermane, ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e reja
nuk i zgjidhin problemet në vend, përveç që do ta thellonin edhe më shumë krizën
në Kosovë. Ajo ka nënvizuar faktin se “sipas sondazheve, përbërja
e re e
Kuvendit nuk do të ndryshonte shumë nga ajo që është tani”. “Një raund i ri i
zgjedhjeve nënkupton, humbje të kohës së çmueshme të Kosovës në rrugën e saj
për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të saj, në veçanti kur
flasim për investime dhe vende të reja pune. Njësoj, dëme shkaktohen edhe në
reformat e rëndësishme që nevojiten për procesin në vijim të integrimeve
evropiane”, ka thënë Viets. Ambasadorja gjermane ka shprehur bindjen se
problemet mund të zgjidhen me vullnet politik dhe dialog midis pozitës dhe
opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …