Pavarësisht se opozita po e
bllokon çdo përpjekje për të mbajtur seanca normale në Kuvend, deputetët e këtyre
partive nuk ngurrojnë t’i shfrytëzojnë mundësitë për udhëtime ‘zyrtare’ jashtë
vendit me paratë e buxhetit të Kosovës. Ndonëse bojkotojnë mbledhjen e
Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetja e AAK-së, Time
Kadriaj, ajo e Nismës, Valdete Bajrami si dhe Ilir Deda i Vetëvendosjes, kanë
udhëtuar në Bruksel si pjesë e një delegacioni zyrtar. Ky ekip po qëndron në
kryeqytetin e BE-së, me ç’rast ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë
evropianë. Dihet se deputetët e Kuvendit të Kosovës paguhen me mëditje të larta
për çdo udhëtim jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …