Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Kroaci, me pritjen shtetërore nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Të dy homologët biseduan për raportet e mira që Parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërmjet tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet dhe avancohet edhe më tej në të gjitha nivelet e jetës parlamentare, posaçërisht në sferën e diplomacisë parlamentare. Në funksion të kësaj, Kadri Veseli e njohu homologun kroat me formimin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Kroaci në Kuvendin e Kosovës. Gjatë këtij takimi, Kryetari i Parlamentit kroat, Jandrokoviq, shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy Parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese. Gjatë qëndrimit në Parlamentin kroat, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga homologu i tij kanë ndjekur nga afër edhe punimet e seancës plenare, ndërsa kryesuesi i seancës dhe deputetët e kanë falënderuar kreun e Kuvendit të Kosovës për vizitën në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …