Haley

Haley: Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në OKB

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën,  ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley tha se Kosova ka përparuar mjaft që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën. Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi Haley. Në mbledhje ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila gjatë fjalës së saj tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodhë vetëm kur Beogradi të njohë pavarësinë e vendit tonë. Kjo e fundit, theksoi Çitaku, është e pakthyeshme. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, shfrytëzoi fjalën e tij në Këshill për të kritikuar Kosovën që nuk po përmbush detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …