Opozita me qytetarë nga sot deri më 17 Shkurt në aksionin: “Bjeri borisë, kundër Qeverisë”

Tri partitë politike të Opozitës, Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma,  bashkë me qytetarë nga sot deri më 17 Shkurt do të zhvillojnë aksionin “Bjeri borisë, kundër Qeverisë”. Ky aksion sipas një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje ndermirret për ta shprehur kundërshtinë kundër kësaj qeverie. Takimi me gazetarë bëhet përballë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në orën 14:00. “N’qytet ka plot rrugë. N’ato rrugë ka plot vetura. N’ato vetura është nga një shofer, por edhe udhëtarë të tjerë, që të gjithë i bashkon pakënaqësia me një pushtet që copëton e defunksionalizon një shtet. Ti je njeri nga ta! Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë BORISË kundër saj. BJERI BORISË KUNDËR QEVERISË! Ky aktivitet do të fillojë të organizohet nga dita e mërkurë (27 janar 2016) dhe do të vazhdojë deri më 17 Shkurt në ditën e protestës gjithëpopullore”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …