Kurti

Albin Kurti tha se nga 2015 deri tash janë arrestuar me mijëra aktivistë të Lëvizjes me qëllime të caktuara politike

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar debatin parlamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku drejtuesit e saj thanë se të gjitha arrestimet nga 2015, janë bërë në shenjë hakmarrje për opozitarizmin më të fuqishëm që ishte parë ndonjëherë në Kosovë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti, Albin Kurti tha se nga 2015 deri tash janë arrestuar me mijëra aktivistë të Lëvizjes me qëllime të caktuara politike, duke persekutuar ata. Ai ka akuzuar Policinë, duke thënë se ajo po hakmerrej ndaj aktivistëve që për 20 muaj po bënin protesta.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka bërë thirrje që të shkarkohen nga detyra të gjithë bashkëpunëtorët që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në Inspektoratin Policor. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Selimi ka thënë se i gjithë shteti është i uzurpuar pasi që nuk po ndërmerret asgjë për skandale, sikur është edhe ajo e Inspektoratit Policor. Sa i përket skandalit të Inspektoratit të Policisë nuk është bërë asgjë. Kryesi i veprës penale është zëvendësuar me një bashkëpunëtor të kryerjes së veprës. Ky gabim duhet të korrigjohet dhe të shkarkohen të gjithë që janë të përfshirë.  Në një vend ku dëgjojmë për skandale si të inspektoratit policor dhe nuk ndërmerret asgjë, nuk kemi se si ta quajmë ndryshe përveç një krim të organizuar. Kështu duket shteti i kapur”, ka thënë Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …