27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Shqiptarët, shpëtuan hebrenjtë

27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare e Holokaustit, me ç’ rast përkujtohen miliona viktima të gjenocidit, që kishte kryer  Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Shqipëria dhe shqiptarët përgjithësisht kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në strehimin dhe ndihmën që iu kanë bërë hebrenjve për të mos rënë në duar të gjermanëve.  Trojet shqiptare janë prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.

Për nder të kësaj dite edhe këtë vit, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri do të organizojë një aktivitet në mjediset e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …