Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtorë ka pritur në takim zv.Ministren e MKRS

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë, ka pritur në takim zëvendësministren e MKRS zonjën Burbuqe Bakija Deva, bashkë më grupin punues për hartimin e projektit Kompleksi memorial Historik ,,Shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit’’.

Se ka qenë mese i domosdoshëm  nisma për hartimin këtij projekti  u tha edhe gjatë këtij takimi.

Së shpejti do të hapet tenderi për konkurrim ku kërkohet hartimi i projekt-planit  ideor për realizimin e zgjidhjes urbanistike /arkitektonike të Kompleksit Memorial –Historik të Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së në Gllogjan  ku do të përfshihen disa hapësira kryesore me elemente përbërëse dhe përcjellëse të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …