leoni

Në fshatin Krushë e Madhe përurohet objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit është përuruar objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, Afrim Dina kryesues i Kuvendit Komunal, Saranda Sallteku drejtoreshë e Administratës, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Selami Hoti kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, punëtor të zyrës dhe qytetarë. Me ndërtimin e këtij objekti, punëtorëve të cilët punojnë aty dhe qytetarët të cilët shkojnë për tu pajisur me dokumente nga tani e tutje, do të ju ofrohen kushte shumë më të mira se sa që ka qenë tanimë në ish objektin. Objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile në këtë fshat, ka hapësirë prej 150 metrash katror dhe është investim nga buxheti komunal, investim ky që ka vlerën prej 42 mijë e 866 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …