leoni

Kryetari Elezaj kërkon mobilizim për testin PISA

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, gjatë takimit që ka pasur me drejtorë dhe koordinatorë të shtatë shkollave ka kërkuar mobilizim për testin PISA. Në këtë takim në të cilin ka marrë pjesë edhe nënkryetari Besim Hoti dhe drejtori i Arsimit, Arben Limani, është diskutuar rreth përgatitjes, për të dalë sa më mirë në këtë test, që pritet të mbahet sivjet në Kosovë. Kryetari Elezaj, ka premtuar mbështetje në këtë drejtim, qoftë nevoja edhe për mësim plotësues aty ku është nevoja për rritjen e nivelit të gatishmërisë së nxënësve të Komunës së Klinës. “ Duhet ta shohim ku jemi dhe çka mund të bëjmë për të ecur përpara dhe të dalim sa më mirë në këtë test”, ka thënë Elezaj. Ndërsa, drejtori i Arsimit Arben Limanaj, tha se Kosova nuk e meriton rangimin që ka marrë vitin e kaluar dhe se në Komunën e Klinës janë duke u bërë përgatitjet që të dalim sa më mirë në këtë test dhe për këtë ka një angazhim të shtuar në shkolla. Drejtorët dhe koordinatorët e shkollave kanë treguar se janë duke punuar me nxënës dhe besojnë së rezultatet sivjet do të jenë më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …