Sot vazhdon seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërpre një ditë më parë për shkak të mungesës së kuorumit. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se seanca do të vazhdojë të premten në orën 11:00, ndërsa ka kërkuar nga deputetet që të jenë të pranishëm në Kuvend, pasi do të ketë disa votime, për të cilat nuk u arrit të votoheshin sot në mungesë të deputetëve. Gjithashtu, sot për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, interpelanca lidhur me vendimin për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit është shtyrë për një seancë tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …